ShowBizz

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Rozana Radi: Lamtumirë historisë së artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 17/05/20 |
mapo.al

Ditën e sotme gjatë orëve të para të mëngjesit nisi shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë.


Lidhur me këtë, ka reaguar edhe artistja Rozana Radi, e cila publikoi një video të momentit të shembjes në Instagram.


Sipas saj, me shembjen e kësaj godine u është thënë lamtumira e shumë artistëve që kontribuuan dhe dhanë shpirtin brenda teatrit.


 


 

 

View this post on Instagram

 

E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit , Kujtum Spajvoglit , Violeta Manushit , Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene . Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni . Ju se meritoni dashurine e spektatorit.

A post shared by (@rozana_radi) on

E pabesueshme. Lamtumirë historisë së Pirro Manit, Kujtim Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshti, Rolan Trebickes, Ferdinand Radit, Agim Qirjaqit e shumë artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e s’do ta njohim më qytetin tonë. U dogj një katedrale dhe e restauroj e gjitha bota ndërsa ju çfarë bëtë? “I vratë për herë të dytë ata që s’janë më e që e ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Se di si ndjehen sot ato/ata që firmos për të parë me sytë e tyre këtë që po e shikon e gjithë Shqipëria sot. Unë ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurinë e spektatorit”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

Teatri eshte historia jone e te prishesh historine nuk mund te quhesh as shtet. Teatri nuk eshte shfaqe qe nje regjizor ngrihet ne mengjes dhe do ta prishi se nuk i pelqen me. Teatri nuk eshte i atyre qe hedhin firmen per ta shembur. Teatri nuk ka qene as i atyre qe luajten e lujan. Nuk eshte as i drejtoreve as i familjareve te tyre .Nuk eshte as i imi as i joti .Teatri eshte i gjithe popullit. Une jam per restaurimin e Teatrit. Ka hapesira plot Tirana per te ndertuar Tetaro te reja, jo nje po 100 . Ateher natyrshem me lind dyshimi qe kjo lufte nuk behet per Teatrin por per vendin ne te cilin qendron i ndertuar ai. PS: ( Do bllokoj te gjitha ato adresa fantazem qe komentojne ne emer te ndonje partie. Do te debatosh? Me shkruaj me emer dhe mbiemer) Une nuk i perkas asnjeres partie! Kaq kisha !

A post shared by (@rozana_radi) on

Ndërkohë në një tjetër postim Radi ka shkruar: “Teatri është i gjithë popullit. Unë jam për restaurimin e Teatrit. Ka hapësira plot Tirana për të ndërtuar teatro të reja, jo një por 100. Atëherë natyrshëm më lind dyshimi që kjo luftë nuk bëhet për teatrin por për vendin në të cilin qëndron i ndërtuar ai”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@rozana_radi) on


Etiketa: , ,

Pas