Kryesore

‘Teatri’/ Meta reagon sërish: A nuk u zgjuam në diktaturë në errësirën e 17 Majit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 19/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Meta shprehet se ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë, ndërsa shton se maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve.


Postimi i presidentit Ilir Meta:


Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.


Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.


Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t’u zgjuar e bashkuar para se Tirania t’i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët.

Të gjithe u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme.

Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë.

Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?

LEXO EDHE: 

Meta nuk tërhiqet: Shkatërrimi i Teatrit, akt barbar dhe i paamnistueshëm


Etiketa: , , ,

Pas