Kryesore

Shembja e Teatrit, qytetarët ulen këmbëkryq, bllokojnë rrugën “Myslym Shyri” (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 17/05/20 |
mapo.al

Pjesa më e madhe e tyre janë shpërndarë për shkak të orëve të gjata dhe të nxehtit përvëlues, por edhe ata pak qytetarë që kanë mbetur po vijojnë rezistencën në Bulevard.


Siç duket edhe nga pamjet, protestuesit shihen të ulur këmbëkryq në rrugën mbi parkun “Rinia”, që lidh rrugën “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryesisht janë të rinj, aktivistë të Shoqërisë Civile.



Ndërkohë drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka dhënë urdhër që të lirohet rruga, por sapo kanë parë mjetet e policisë protestuesit janë mbledhur dhe janë ulur në asfalt.


Policia po negocion me protestuesit të cilët i kanë pritur me ovacione dhe kanë refuzuar t’i binden urdhrit të policisë.


Etiketa: , ,

Pas