Në njërin krah fadromat po shembin shtëpitë, në krahun tjetër Policia Bashkiake dhe ajo e rendit përplaset me banorët. Kjo është panorama e zymtë te Bregu i Lumit, ku ditën e sotme janë parashikuar të prishen më shumë se 7 banesa.
Në fotot e siguruara nga Gazeta Mapo dallohen fadromat teksa rrëzojnë një shtëpi, ndërsa ish-deputetët dhe banorët tentojnë të çajnë rrethimin e Policisë dhe të afrohen pranë banesave të tyre. Që në orët e para të mëngjesit dhuna dhe përplasjet me Policinë nuk kanë munguar te Bregu i Lumit. Madje as gazetarët nuk janë lejuar që të filmojnë.
Projekti për Bulevardin e Ri, parashikon që të prishen disa ndërtesa te Bregu i Lumit, por banorët nuk kanë qënë dakort.