Aktualitet

“Shembjet”, gra e burra me fëmijë në krahë përplasen me policinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 30/09/19 |
ro ot

Aksioni i IKMT-së për shembjen e objekteve përgjatë bregdetit të Jugut, konkretisht në Radhimë ka hasur në rezistencën e pronarëve. Gra e burra që mbajnë fëmijët e tyre të vegjël në krahë janë përplasur me forcat e policisë.



Banorët kanë dalë bashkë me fëmijët përpara fadromave të IKMT-së, ndërsa pretendojnë se i kanë objektet me leje, dhe nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e bashkisë.


Gruaja shihni në video shprehet e revoltuar:




“Po talleni me bukën tonë me fëmijët tanë, pse na trajtojnë si kafshë dhe nuk vjen asnjë njeri që të na sqarojë, nuk jemi as rrugeçër dhe as kriminela. Pse nuk na e sjellin projektin këtu që ta shohim, kemi 30 vite këtu”.



“E votuam Edi Ramën se thamë që do na rregullonte, ky vjen na vë fadromën tani”, shprehet i revoltuar një tjetër banor që ka ndërtuar në bregdet.


Tashmë për të larguar banorët nga objektet po ndërhyjnë dhe forcat e FNSH-së, ndërsa i gjithë ky operacion po ndiqet nga sytë e shumë fëmijëve.

Prej disa ditësh në të gjithë bregdetin e Vlorës ka nisur një aksion për prishjen e ndërtesave që janë buzë detit me qëllim zgjerimin e shëtitores së Vlorës, dhe lidhjen e saj me zonën e Lungomarës.

Po sipas banorëve e gjitha kjo po bëhet në kurrizin e tyre, dhe ka një mungesë të plotë informacioni për projektin.

Lexo edhe:

VIDEO/ Shemben 60 objekte buzë detit, pronarët përplasen me policinë

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas