Aktualitet

Shembjet në Astir, ja si devijohet trafiku nesër në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:11 - 19/10/20 |
mapo.al

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka njoftuar planin për menaxhimin e trafikut për të shmangur dyndjen drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re në fazën e tretë të punimeve.


Ai tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.


Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.



“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative.

Lexo edhe :  Basha: Kredi me interes zero për biznesin, 20 mijë lekë në muaj për punonjësit e rikthyer

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.


Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha këto punime do të zgjasin 4 muaj, ndërsa u shpreh se nga nesër do të nisë puna edhe për prishjen e banesave për ndërtimin e lotit të tretë. “Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.


Etiketa: , , ,

Pas