Aktualitet

Shembjet në Lezhë/ Pas përplasjes me banorët, policia shoqëron gazetarin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:58 - 17/06/20 |
mapo.al

Policia në Lezhës ka shoqëruar për disa minuta gazetarin Elvis Hila i cili po raportonte përplasjet e policisë dhe IKMT me banorët e zonës në Shëngjin.


Gazetarit i është kërkuar të mos filmoje dhe i është marrë telefoni, teksa më pas është shoqëruar nga forcat e policisë.


Ka qenë ndërhyrja e kolegëve të medias të cilët i kanë kërkuar llogari shefit të rendit çka ka sjellë dhe lirimin e gazetarit.



Policia nuk ka kursyer fjalët ofenduese ndaj punonjësve të medias në Lezhë gjatë incidentit të shoqërimit të reporterit.


Debati mes gazetarit dhe shefit të Rendit, Agron Qullhaj (Në foto më poshtë)


Gazetari: Cila është puna jote, pse po ik? O zotëri! Pse po e shoqëroni o zotëri? Pse po largohesh? A mund ta shikoj badge, ta di kush jeni? Mos prek!

Agron Qullhaje: Kush të ka prek me dorë?

Gazetari: Pse e shoqërove gazetarin? Për çfarë po e shoqërove? Do të bësh të fortin, gazetarin?

Polici 2: Fol more me edukatë ti! Me fol me edukatë!

Agron Qullhaje: Pyet zëdhënësen dhe ta jep ajo informacionin në mënyrë institucionale.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas