Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shembjet tek “5 Maji”, Rushaj me banorët: Qeveria po tallet

by mapo.al
31/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Nënkryetari i PD Alfred Rushaj deklaroi në një takim me banorët e zonës “5 maji”, në Tiranë se qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak. Ai tha se qeveria po tallët me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qerasë. “Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit.”- tha zoti Rushaj.

Banorët e zonës “5 Maji” vunë në dukje se aty jo vetëm nuk ka shkuar asnjë deputet i PS, por asnjë nga institucionet, përfshirë bashkinë dhe kryeminstrinë nuk përgjigjen për t’u dhënë shpjegime. ”Këta i kanë bllokuar legalizimet, se kanë interesat e veta me vjedhë pronat tona”. “Erion Veliaj dhe Edi Rama të vijnë të japin llogari. Çfarë duhet të na bëjnë tjetër, veçse të na vrasin.“



Banorët hodhën poshtë deklaratat e bashkisë se shumica e tyre kanë firmosur për prishjen e shtëpive, duke e konsideruar qëndrimin si përçarës dhe kundër interesit të tyre. “Mendojini mirë kur të prishni shtëpitë tona, se do ta lini një ditë atë karrige.”- tha njëri prej banorëve, të cilit në janar para zgjedhjeve, Edi Rama i kishte premtuar t’i shtrojë rrugën, ndërsa tani po u prish shtëpinë pa asnjë shpërblim. “Të gjithë banorët janë pajisur me mandatpagesë deri më qershor 2013, që do të thotë se u ka lindur e drejta e legalizimit, e cila nuk humbet, edhe nëse pagesa nuk kryhet. Nuk na japin certifikatat e pronësisë, që të mos na paguajnë sipas ligjit.” – tha një banor.

Banorët shohim si përgjegjës kryesorë të padrejtësisë shtetërore ndaj tyre kryeministrin dhe kryebashkiakun. “Të prishim shtëpitë e Erion Veliaj, Edi Ramës dhe të gjithëve që bëjnë biznes me pronat tona.“ “Kjo nuk është qeveri, është sadizëm. Dalin pleq e plaka e kalamaj në mëshirë të fatit duke patur shtëpitë e veta. Kjo është katastrofë”.- u shprehën banorët.

Tags: 5 majibanorëtRushajshembjet

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Bëri presion me uniformën dhe rrahu dy persona, arrestohet polici në Tiranë

Digjet banesa në Tiranë, humb jetën 69 vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In