Aktualitet

Shembulli i Maqedonisë duhet marrë si model për demokracinë në Shqipëri dhe Kosovë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 19/08/20 |
Nga Aleksandër Biberaj

Me 15 korrik në Maqedoninë e Veriut, ndonëse në kushtet e pandemisë, u zhvilluan normalisht zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme të mbajtjes së tyre. Rezultati doli në një kohë rekord, brenda disa orëve, dhe u pranua nga të gjitha palët, pavarësisht se diferenca ndërmjet dy partive kryesore maqedonase LSDM me VMRO-DPMNE ishte vetëm me dy mandate (46 me 44).



Pas çertifikimit të rezultatit dhe bazuar në kompetencat kushtetuese Presidenti Pendarovski thirri fituesin e zgjedhjeve, kryetarin e LSDM-se Zoran Zaev, i cili brenda fare pak ditëve, arriti marrëveshjen për mandatin e ardhëm 4-vjeçar të qeverisjes me partitë shqiptare BDI, Besa dhe PDSH.


Kryetari i BDI-së dhe ish drejtuesi kryesor i UÇK-së (Maqedoni) Ali Ahmeti pati lançuar gjatë fushatës hipotezën se “ka ardhur koha që në Maqedoni të kemi një kryeministër shqiptar”, tezë që ngjiti dhe padyshim dha efekte në rezultatet e votimit si për BDI-në pasi mandatet e saj u rritën nga 10 në zgjedhjet para-ardhëse në 15, po ashtu edhe për partitë shqiptare, të cilat fituan në total 32 mandate, numri më i madh i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë, që pas shpërbërjesh së ish-Jugosllavisë dhe krijimit të shtetit të pavarur Maqedon në vitin 1991.




U ra dakort nga partia fituese e zgjedhjeve LSDM, që BDI të propozojë një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit qeverisës, duke shënuar kështu edhe rastin e parë që në Maqedoni të ketë një kryeministër shqiptar, një arritje shumë e madhe kjo, po të kemi parasysh historinë të paktën e 30 viteve të fundit të raporteve ndër-etnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.



Gjithashtu u ra dakort që krye-parlamentari, me gjasa Z. Telat Xhaferi të vazhdojë të drejtojë Parlamentin e Maqedonisë edhe për një mandate të dytë. Gjithçka filloi dhe mbaroi pa zhurmë, pa kosto, me shumë përgjegjësi dhe në një mënyrë shumë civile dhe qytetare.


Siç e kujtojmë shkaku i zgjedhjeve të parakohëshme ishte refuzimi në vjeshtë nga ana e BE-së i hapjes së negociatave, pasi Presidenti Francez Macron nuk pranoi që të hapë negociatat me Maqedoninë (ndonëse i plotësonte të gjitha kushtet), me qëllim që Maqedonia të mos ndahej nga Shqipëria (që ka 16 kushte për të plotësuar).

Nga ky refuzim ish-kryeministri Zoran Zaev në shenjë përgjegjësie, gjë të cilën edhe e kishte paralajmëruar nëse Maqedonisë nuk do t’i hapeshin negociatat, dhe doreheqjen, duke i lëne vendin që nga viti i ri një qeveri tranzitore/kujdestare e cila edhe përgatiti zgjedhjet e 15 korrikut.

Ajo që ndodhi në Maqedoni do të ishte shëmbulli më i mirë si për Shqipërinë ashtu edhe për Kososovë, ku në të dy anat e kufirit Shqipëri-Kosovë vendima-marrësit kryesorë politikë janë parti shqiptare.

Përsëri dhe përsëri, nuk merremi që nuk merremi vesh me njëri-tjetrin, pothuajse për asgjë, ndërkohë që në Maqedoni, maqedonasit dhe shqiptarët po merren vesh për bukuri, pasi ky është edhe interesi i Maqedonisë, me qëllim edhe hapjen e negociatave për në BE, gjë që besoj se do të bëhët realitet siç është paralajmëruar në tetor nga vetë BE.

Lexo edhe :  Edi Rama po i bën karshillëk të hapur SHBA-së

Këtu në Shqipëri kemi një qeveri që i ka okupuar të gjitha pushtetet 100 %, i vjedh dhe manipulon zgjedhjet si t’i dojë qejfi, kontrollon legjislativin, ekzekutivin (qendor dhe vendor), gjyqësorin, median, ka dështuar në gjithçka, e ka rrënuar vendin duke e çuar në buzë të greminës, ka shpërngulur me hir apo me pahir rreth 600.000 mijë shqiptarë gjatë 7 viteve të qeverisjes, dhe vazhdon tallet me popullin e vet, vetëm duke i rënë fyellit të propgandës.

Nuk ka shanse për anatërësim në BE pasi ka për të plotësuar 16 kushte të cilat edhe mund të rriten deri në tëtor, dhe as nuk i ka shkuar mendja ndonjëherë të japë dorëheqje, ndonës rrin në pushtete me votata e vjedhura të viti 2017 dhe ka bërë vetë-votime moniste për qeverisjen vendore në vitin 2019, si anjë vend sadopak demokratik në botë.

Në Kosovë, u zhvilluan zgjedhjet e parakohëshme me datën 6 teteor 2019, dhe u deshën rreth 4 muaj negociata që të krijohej qeveria Kurti, e cila pa filluar punën tamam, u rrëzua në kulmin e pandemisë pas rreth 50 ditë qeverisje, nga një koalicion pa asnjë lloj programi as filozofie/ideologjie të parbashkët, por që i bashkon mbajtja peng e Kosovës prej 20 vitesh.

Tani kemi në Kosovë një qeverisje pa mandat moral as politik, pasi nuk është e votuar nga populli, dhe mbahet në këmbë me votat e serbëve që komandohen nga Aleksandër Vuçiç në Beograd. Ndërkohë që kemi një President që është thirrur dhe akuzuar nga Haga, dhe pa dhënë akoma dorëheqje, është propozuar një kryetar partie për President, ndonëse është parti e katërt nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Edhe kandidati i propozuar për President, është i thirrur si dëshmitarë në Hagë. Çfarë dëshmon e gjithë kjo situatë kaotike, paqëndrueshmërie, grindje dhe lufte e pa-principtë për pushtet, pikërisht aty ku jemi vetëm ne shqiptarët zot shtëpie, jemi vendim-marrës të vetëm!?

A mos vërteton kjo hipotezën anti-shqiptare të sllavëve dhe grekëve se ne “shqiptarët nuk jemi shtet-formues”!? Atëherë përgjigjen le t’a japë klasa politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, e cila nuk ka fare nevojë të bredhë dhe as të zgjedhë modele larg në SHBA, Kanada apo Australi, apo modelet e afërta të Europës Perëndimore si UK, Franca, Gjermania e kështu me radhë, thjesht të shkojmë fare afër këtu në Vardar dhe të marrë modelin maqedonas, që po funksionon për mrekulli, edhe në sajë të përgjegjshmërisë dhe aftësisë së shqiptarëve të Maqedonisë si etni shtet-formuese. Nëse “përtojnë” për të shkuar në Vardar, le të thërrasim këtu Ali Ahmetin dhe lidershipin politik shqiptar të Maqedonisë për të na “treguar sekretin” e funksionimit të demokracisë edhe në një shtet multi-etnik si Maqedonia!

2


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas