Roza Lati, një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila disa muaj më parë bëri publike faktin se është në një lidhje, por është mjaft e rezervuar për partnerin e saj dhe gjithmonë në foto ia mbulon fytyrën.
Me rastin e festës së Shën Valentinit, Roza ka publikuar një foto me partnerin, duke i uruar këtë festë të gjithë të dashuruarve dhe ka bërë një dedikim romantik për të.
“Unë dhe partneri im i vetëm në krim ju përshëndesim. Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i yti për mua ”, ka shkruar Roza përmbi foto, ku fytyra e djalit duket e mbuluar.