Aktualitet

“Shëndetësia, dështimi i Ramës” – Bardhi publikon videon: Sistemi është i rrënuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:07 - 25/10/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një statusi ne Facebook ka publikuar një video lidhur me gjendjen e sistemit shëndetësor në vendin tonë.


Në qendër të videos janë deklaratat e Kryeministrit Rama për shëndetësinë dhe rasti tragjik i qytetarit, Lutfi Çekirrit, ku sipas Bardhit humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale.


Statusi i Bardhit:



Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.


• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas