Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shëndeti i veshkave nis në tryezë – Cilat janë ushqimet më të mira

by mapo.al
22/11/2021
in Shëndeti
0

Shëndeti i veshkave është thelbësor për mirëqenien tonë. Problemet me veshkat shkaktojnë sëmundje të tjera kardiovaskulare.  Për fat të mirë ka disa ushqime që i mbajnë veshkat të shëndetshme, falë antioksidantëve që janë armiq të sëmundjeve kronike. Ndaj është shumë e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime të pasura me antioksidantë, të cilat do t’i gjeni në listën e mëposhtme.

Ushqimet më të mira për veshkat

Specat e kuq

Specat e kuq përmbajnë pak kalium por shumë vitamina si C, B6, A, acid folik dhe fibër. Janë shumë të mira për shëndetin e veshkave. Specat e kuq përmbajnë likopen, një antioksidant që e mbron organizmin nga radikalet e lira. Specin e kuq mund ta konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose në sallata.



Lakra

Kjo perime është e pasur me fitoushqyes që largojnë radikalet e lira nga organizmi dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas ekspertëvep kjo perime përmban vitaminat K dhe C, fibër, vitaminat B6, dhe acid folik që i mban veshkat të shëndetshme.

Lulelakra

Kjo perime miqësore me veshkat është një burim i pasur me vitaminë C, folat dhe fibër. Ajo ka edhe disa përbërës të rëndësishëm për mëlçinë dhe neutralizon substancat toksike. Lulelakra konsumohet e gatuar me avull, e zier si edhe përfshihet në sallata.

Hudhra

Lufton inflamacionin dhe kolesterolin. Ajo përmban antioksidantë dhe parandalon mpiksjen e gjakut, duke i ardhur në ndihmë veshkave. Hudhra përdoret në shumë gatime si me me mish, perime, peshk dhe salcë domate.

Qepët

Qepët përmbajnë flavonoidë dhe kuercetinë që parandalojnë depozitimin e yndyrnave në enët e gjakut. Kuercetina është një antioksidant që mban larg sëmundjet e zemrës. Ekspertët shpjegojnë se qepët janë shumë të mira për veshkat dhe kanë pak kalium. Ato përmbajnë krom që ndihmon në metabolizimin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

Mollët

Një mollë e vetme është burim i pasur fibre dhe substancash që luftojnë inflamacionin. Ajo largon kolesterolin e keq, shmang konstipacionin dhe sëmundjet e zemrës. Ky frut i bukur mund të konsumohet edhe si pije e shijshme.

Frutat e pyllit

Boronicat përmbajnë anthocianidinë, një antioksidant që largon toksinat dhe inflamacionin. Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe mangan. Boronicat bëjnë mrekullira edhe për kockat. Mjedra përmban një acid që neutralizon radikalet e lira në organizëm. Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C, mangan, fibër por edhe shumë subtanca kundër inflamacionit, që garantojnë shëndetin e zemrës dhe veshkave.

E bardha e vezës

Përbën proteinën më të pastër dhe më cilësore që mund të gjendet në tokë. Ajo përmban amino acide të rëndësishme dhe pak fosfor që e bën fantastike për shëndetin e veshkave.

Peshku

Peshku është një burim i pasur proteinash. Rekomandohet që të konsumoni dy ose tre herë peshk në javë. Peshku përmban acidet yndyrore omega-3 që parandalon radikalet e lira dhe sëmundjet e zemrës. Peshku është i dobishëm kundër kolesterolit të keq dhe rritjes së nivelit të kolesterolit të mirë.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban acid oleik që mbron organizmin kundër oksidimit. Për më tepër, polifenolët dhe antioksidantët luftojnë inflamacionin dhe mbajnë veshkat të shëndetshme. Nëse i kushtojmë trupit më shumë vëmendje se bukurisë së jashtme, do të ndihemi dhe do të dukemi më mirë se kurrë. Shëndeti i veshkave është thelbësor për një organizëm të shëndetshëm dhe jetë të qetë.

Tags: ndikimshendetiushqimetveshka

JU SUGJEROJME

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë
Aktualitet

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

09/10/2022
Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje
Kryesore

Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje

30/08/2022
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Next Post
“Migjeni i vogël” dhe grushti i një vetëflijimi

"Migjeni i vogël" dhe grushti i një vetëflijimi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In