Aktualitet

“Shëndetligë që i është hapur barku…”/ Ish kryetari i PS-së: U kërcënova nga Elisa Spiropali








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:41 - 27/09/20 |
mapo.al

Ish-kryetari i Partisë Socialiste së Shkodrës, Edip Shiroka i është kundërvënë së fundmi Elisa Spiropalit duke i kujtuar një miting të hershëm të PS-së në këtë qytet. Ai e përshkroi atë shëndetligë, si dhe përfituese të pamatë.  Nuk vonoi shumë kur Shiroka tha se ministrja e mori në telefon duke e kërcënuar.


“Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkodër si përfaqësues i kryetarit të PS –së bashkë me dy furgona me të rinj për dekorin e takimeve të kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të krijuar atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njësha. Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë: xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë? Elisës i qenka hapur pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes”-u shpreh Shiroka, deklarata e të cilit u kthye shumë shpejt në lajm të të gjitha portaleve.


Pas kësaj, sikundër pretendon ish-kryetari i Partisë Socialiste në Shkodër, Elisa Spiropali i ka telefonuar duke e kërcënuar.


“S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjalë të padenja për një femër, gjithsesi ia lë në dorë operatorit telefonik të konservojë bisedën, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Ditët në vijim do të shohim estradë”, shkroi Shiroka në rrjete sociale duke paralajmëruar kështu të tjera reagime.




Etiketa: , ,

Pas