Aktualitet

Shengeni Ballkanik, PDIU: Nismë e panevojshme dhe e dëmshme






               Publikuar në : 14:41 - 10/10/19 |
mapo.al

Partia për Drejtësi, Integrim, Unitet (PDIU) ka reaguar ndaj takimit në Serbi mes Vuçiç, Ramës dhe Zaevit ku është shpallur nisma për Shengenin Ballkanit. Pra kalim pa viza në kufijtë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. PDIU shprehet kundër kësaj nisme që lë jashtë Kosovën. Sipas saj, kjo nismë është e dëmshme, që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.


Deklarata e plotë



Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të.
Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë.

Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.

Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik.

Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.

Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.
Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët.

Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.

Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen.

Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas