Një tragjedi e shumëfishtë është shmangur në plazhin e Shëngjinit, ku disa pushues i kanë ardhur në ndihmë disa personave që po mbyteshin.
Siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të mbërritura në redaksinë e MAPO dallgët kanë qenë të forta për shkak të përkeqësimit të motit ditën e sotme.
Të gjithë pushuesit kanë vepruar në grup pa humbur kohë dhe janë kapur dorë për dore me qëllim që të lehtësonin punën për shpëtimin e personave që rrezikuan të mbyteshin.
Veprimi i tyre është me të vërtetë për t’u marrë shembull dhe përcjell një mesazh pozitv dhe të bukur humanizmi.