Aktualitet

Shengjin/ Vendime të vështira, ëndrra të mëdha, rrëfimi i 2 vajzave afgane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:37 - 04/09/21 |
mapo.al

Hamosa dhe Nigbaht dy vajza të reja afgane, studente të Universitetit amerikan në Afganistan e lanë vendin e tyre nën kërcënimin e jetës nga regjimi i talebanëve.






Të strehuara tashmë në Shëngjin, ata rrëfejnë tmerrin që kaluan dhe të jetosh një jetë të re me vendime të vështira por me ëndrra të mëdha.


“Gjithçka u shkatërrua. Isha shumë e stresuar për shkatërrimin e vendit tim brenda natës sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Për mua arsimi shërben për të hapur dyert për të arritur objektivat e tua dhe për të pasur një të ardhme të ndritur.”







A ishte e vështirë të linit gjithçka pas në jetën tuaj?
Ishte gjëja më e vështirë që mund të bëja në 20 vitet e jetës time. Pasi të largohesh nga vendi ynë nuk ishte asnjëherë alternativë për ne nuk ishte zgjidhje dhe se kishim menduar kurrë që vendi ynë dhe gjërat që kishim bërë atje që e bëmë në të mirë për tu arsimuar. Për ti shërbyer vendit tonë por gjithçka u shkatërruar brenda natës. Kështu jam shumë mirënjohëse Shqipërisë se na priti me dashuri dhe me respekt”



Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Lezhë, autobusi përplaset me kamionin

A besoni për premtimin e regjimit të ri në Afganistan që do të lejojë shkollimin e vajzave?
Nuk është një vendim që mund ta marrë tani. Se po thonë një gjë të ndryshme në publik dhe një gjë ndryshe po bëjnë në Afgansitan. Vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e 6 sipas regjimit të tyre. Ata kanë frikë nga dija e njerëzve. Pasi ata e dinë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë.”



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas