Shëndeti

“Shenjat në lëkurë dhe gishtat e këmbës”/ Si të zbuloni nëse jeni prekur nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 03/05/20 |
mapo.al

Prej disa kohësh tashmë, është vënë re se përpos simptomave të njohura nga të gjithë, COVID-19 ka dhe efekt të tjera në trup, përfshirë këtu dhe disa shenja të pazakonta në lëkurë.


Tek fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë të veçantë janë vënë re skuqje e acarim i lëkurës, puçra e mavijosje. Por ndërkohë, mjekët spanjollë kanë diktuar edhe një shenjë tjetër: skuqje e acarim tek gishtat e këmbës, shoqëruar edhe me flluska veçanërisht tek më të vegjlit, të cilat zgjasin për disa ditë.


Mjekët vetë shprehen të befasuar nga pasojat e shumta në lëkurë që krijon koronavirusi. Shenjat në gishtat e këmbës, në disa raste, nuk janë shoqëruar me simptoma të tjera.


Ndryshime në lëkurë prej Covid 19 janë parë edhe në SHBA, ku “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” ngriti madje dhe një bazë të dhënash në të cilën mjekët duhet të depozitojnë shenja përkatëse në rastet e pacientëve me COVID-19.


Skuqjet e lëkurës apo forma të tjera dermatiti nuk janë të rralla në rastet e sëmundjeve virale – shpesh ato nuk janë pasojë direkte por indirekte e infeksionit, për shembull kur sistemi imunitar reagon ndaj virusit ose për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak që shkakton dëmtime në lëkurë.

<
>
shenja ne kembe shenja ne kembe1 shenja ne kembe2 Shenja ne kembe3 shenja ne kembe4 shenja ne kembe5

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas