Shqipëria kryeson 2-1 ndaj Kazakistanit teksa po luhet minuta e 27-të e ndeshjes.
Kuqezinjtë shënuan fillimisht me anë të Cikalleshit në minutën e 16-të të takimit.
Dyfishimi i rezultatit për kombëtaren tonë erdhi vetëm 7-të minuta më vonë, ku autor i golit ishte mbrojtësi Ismajli.
Ndërkohë vetëm 1 minutë më vonë kundërshtarët shkurtuan diferencat me anë të Aymbetov.