Aktualitet

Shënohen rastet e para me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Estoni





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:28 - 27/02/20 |
mapo.al

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para.


Pacienti në Norvegjinë veriore u testua pasi u kthye nga njëra prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.
Instituti e konsideron rrezikun e infeksionit nga individi si shumë pak të mundshëm. Personi është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij.



CNN Berlingske Media raportoi se një gazetar në një kanal TV në Danimarkë është rasti iparë i konfirmuar në vend.


Gjithashtu, Estonia njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar të virusit.

Ministri i Çështjeve Sociale Tanel Kiik tha për Televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që erdhi në Estoni të Mërkurën. Pacienti ndodhet në karantinë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas