Aktualitet

Shënohen tre gola – Mbyllet pjesa e parë Bayern-Dortmund








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 30/09/20 |
mapo.al

Janë mbyllur 45-minutat e para të finales së Superkupës së Gjermanisë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.


Bavarezët kryesojnë ndeshjen me rezultatin 2-1 teksa për disa minuta gëzuan edhe avantazh të dyfishtë. Goli i parë i mbrëmjes u shënua nga Corentin Tolisso në minutën e 18-të.


Dyfishimi i shifrave i skuadrës së drejtuar nga Hansi-Flick erdhi në minutën e 32-të me autor të golit Thomas Muller i cili realizoi bukur me kokë.



Nga ana tjetër Dortmundi rihapi llogaritë e finales në minutën e 39-të teksa shënoi talenti Brandt i asistuar nga Haaland.


Një finale me plot emocione ndërsa edhe pjesa e dytë pritet të jetë tepër e luftuar me Bayernin që do të tentojë të mbyllë llogaritë ndërsa Dortmundi synon barazimin e rezultatit.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas