Organizata Botërore e Shëndetit ka regjistruar ditën me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19. Numri total i rasteve poztive brenda 24 orëve të fundit ka kapur shifrën 183.000.
Numri kaq i lartë i rasteve pozitivë me Covid-19 vjen edhe si pasojë e rritjes së numrit të testimeve.
Shumica e rasteve janë regjistuar në Brazil, i cili ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India. Brazili ka shënuar më shumë se 50,000 viktima dhe 1,086,990 të prekur, por vendin e parë e mban SHBA me 122,248 viktima dhe 2,356,715 të prekur.
Ndërkohë, Koreja e Jugut po përballet me një valë të dytë të virusit, megjithatë numri i infeksioneve është në rënie.
Në rang global ka rreth 9 milionë raste të konfimruara që prej fillimit të pandemisë, ndërsa numri i vdekjeve në total është 467,000.