Lajme të mira nga shendetesia sot. Bie sërish ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit, janë raportuar vetëm 3 të vdekur nga Ministria e Shëndetësisë (7 ishte numri i viktimave një ditë më parë).
Viktimat ishin të moshave nga 60 deri në 80 vjeç. Konkretisht, qytetarët qe nuk mbijetuan dot ishin, nga Kavaja, Shkodra dhe Elbasani. Në total, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, kanë humbur jetën nga koronavirusi 1233 qytetarë.
Ndërkohë nga 4499 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 655 qytetarë (673 raste të reja ishin një ditë më parë). Po ashtu, lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë.
Ndërkohë në katër spialet COVID po kurohen 273 pacientë 28 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
LEXO EDHE:
655 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, bie numri i vdekjeve