Aktualitet

Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali, 153 të prekur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:58 - 24/02/20 |
mapo.al

Një 84-vjeçar i prekur nga koronavirusi në Itali, ka humbur jetën. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte prekur nga virusi vdekjeprurës dhe nuk ka mbijetuar dot.


84-vjeçari ka ndërruar jetë në Bergamo dhe ishte prekur ditët e fundit nga koronavirusi.



Më herët në Itali kanë vdekur edhe dy të moshuar të tjerë dhe një grua e sëmurë me kancer dhe që ishin prekur nga koronavirusi.


Në Itali deri më tani janë 153 persona të prekur nga koronavirusi. Qeveria italiane ka vendosur në karantinë 11 komuna në zonën e Venetos dhe Lombardisë. Raste të prekur me koronavirus ka edhe në Milano dhe Torino.


Etiketa: , ,

Pas