Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në Maqedoni





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 05/07/20 |
mapo.al

Një mjek specialist ka ndërruar jetë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar viktimën e parë në radhët e bluzave të bardha. Bëhet fjalë për mjekun specialist Arifikmet Deari, 64 vjeç nga Tetova.


Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili njoftoi se Deari ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të problemeve neurologjike prej 15 ditësh, dhe më pas ka rezultuar pozitiv edhe me COVID-19.


“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. Iu bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhen dhe mbrohen në vendet e tyre të punës bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore.


Iu bëj thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë të tjerët”, thuhet në reagimin e ministrit Filipçe.


Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë infektuar 540 mjekë apo 9 për qind e të gjithë të infektuarve me koronavirus, raporton REL.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas