Aktualitet

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë 34-vjeçarja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 24/06/20 |
mapo.al

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Shqipëri. Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.


E reja nga Librazhdi vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si: insuficencë renale kronike, diabet, hipertension.


Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv dhe ndodhej e intubuar. 34-vjeçarja është viktima e 47 nga COVID-19 në vendin tonë. Sot Ministria e Shëndetësisë raportoi për 67 raste të reja përkatësisht:


Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.


LEXO EDHE 

67 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit



CLOSE
CLOSE
Pas