Sport

Shënoi 4 gola ndaj Lituanisë, Ronaldo në ndjekje të rekordit të ri






               Publikuar në : 14:23 - 11/09/19 |
mapo.al

Portugalia dukej se kishte ngecur në këto kualifikuese, të vlefshme për Euro 2020, por si gjithmonë është ai që e “merr skuadrën prej dore” drejt rimëkëmbjes. Dje, i vetëm Cristiano ka mposhtur Lituaninë, duke i shënuar plot 4 gola. Kështu Portugalia mori fitoren e dytë në katër ndeshje.


Që në minutën e 7’ Ronaldo hap serinë e golave me anë të një penalltie. Tre golat e rradhës vijnë në pjesën e dytë si dhe Carvalho që i vendos kapak ndeshjes në minutat e fundit. Lituania arriti të shënonte vetëm golin e nderit e duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-5.

Është e 54-ta herë që Cristiano Ronaldo shënon më shumë se 3 gola në karrierën e tij, 9 prej së cilave i ka shënuar me kombëtaren.

Me ndeshjen e djeshme ai është shumë afër thyerjes së rekordit për golat e shënuara me kombëtaret, një titull që e mban lojtari iranian Ali Daei me 109 gola. Janë vetëm ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2020 dhe portugezi është vetëm 16 gola larg thyerjes së këtij rekordi.


Etiketa: ,

Pas