Në Bundesligë Bayern Mynchen është treguar i papërmbajtshëm në sfidën me Werder Bremen, pasi e ka shkatërruar me shifrat 6-1. Të parët në avantazh kaluan miqtë, të cilët realizuan me Milot Rashicën që dhuroi spektakël me topin. Gjithsesi ajo që do vinte më pas ishte një uragan i vërtetë.
Brenda pjesës së parë Bayern përmbysi me Coutinho-n dhe Lewandoëskin, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës dy gola të tjerë të Coutinho-s, rrejta e Lewandowski-t si dhe goli i Muller vulosën rezultatin përfundimtar.
Edhe Dortmund nuk është kursyer në transfertë ndaj Mainz pasi ka fituar 0-4. ‘Pokeri’ për verdhezinjtë u mundësua nga Reus, Sancho, Hazard dhe Schulz.