Galeri

DAAD: Aplikimi për bursa 2020-2021






               Publikuar në : 11:44 - 07/10/19 |
mapo.al


Aplikimi për bursa 2020-2021



Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman DAAD ofron edhe këtë vit bursa për qëndrime afatgjata dhe afatshkurtra studimi në Gjermani. Për këto bursa mund të aplikojnë studentë, absolventë si dhe shkencëtarë të të gjitha fushave:

 Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë, shkencëtarë të rinj, si edhe ish-bursantë të DAAD-së
 Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master)
 Bursa studimi për artistë
 Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë nga të gjitha degët që kanë njohuri të gjuhës gjermane

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit është:

30.09.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Arkitekturë
15.10.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Muzikë
31.10.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Performing Arts
15.11.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për të gjitha degët e tjera
30.11.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Film, Design, Fine Arts
01.12.2019 pranë Ambasadës Gjermane për kurset verore

Informacione për ofertat e mësipërme, kushtet e aplikimit, procedurat dhe formularët mund t’i merrni në faqet e mëposhtme:

www.daad.de                              DAAD Lektorat Albania

Katharina Franz

[email protected]

(Lektore e DAAD-së në Tiranë,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kati II,
Universiteti i Tiranës)



CLOSE
CLOSE
Pas