Aktualitet

Shërbimi Meterologjik: Reshje shiu intensive dhe stuhi të forta ere









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 22/01/21 |
mapo.al

Në një njoftim në rrjetet sociale Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë të ditur se duke filluar nga sot e deri me datë 26 janar, Shqipëria do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm dhe reshje të shumta.



SHMU shton se zonat më të prekura prej reshjeve do të jenë zona veriperëndimore dhe ajo jugore.


Shërbimi Meterologjik Ushtarak thotë se të pranishme do të jenë edhe reshjet e borës në veri-lindje në lartësinë mbi 300 metra.




Gjithashtu vendi ynë do të karakterizohet edhe nga erëra të shumta e stuhi ere përgjatë vijës bregdetare.



Njoftimi i Plotë i SHMU:


Përshëndetje nga SHMU!

Ashtu siç është njoftuar nga data 22 deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqendueshem. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parshikohet të sjelli prurje të larta në lumenjt kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Lexo edhe :  Bllokimi i rrugëve nga bora/ Meta: Qytetarët u braktisën, Balluku jepte show

Në veri-verilindje në lartësinë mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek,  e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë.

 

Përshëndetje nga SHMU!
Ashtu siç është njoftuar nga data 22 deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i…

Posted by Sherbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare on Friday, January 22, 2021

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas