Aktualitet

Shërohen 605 persona nga koronavirusi në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 07/05/20 |
mapo.al

Në Shqipëri 842 persona janë infektuar me COVID-19, që nga 9 Marsi kur u zbulua pacienti 0. Nga të gjithë rastet e zbuluara deri më tani, 605 të infektuar janë shëruar tashmë.


Sot në vendin tonë janë vetëm 206 të infektuar aktivë me koronavirus, ndërkohë 31 persona kanë humbur jetën.


Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19“, u shpreh Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.


Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.


Rastet aktive:

Tiranë 96
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 8
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

 

LEXO EDHE:

Shkon në 842 numri i të infektuarve në Shqipëri, 10 raste të reja


Etiketa: , , ,

Pas