Aktualitet

Sherr masiv në Elbasan, plagosen disa persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:08 - 30/06/20 |
mapo.al

Një sherr masiv ka ndodhur në Elbasan mes një grupi të rinjsh këtë mbrëmje. Burime për mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.


Ndërkohë, dyshohet për persona të plagosur.


Sipas burimeve në vendngjarje janë përdorur mjete të forta.


Mësohet se një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona, ishin të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur dhe kanë goditur një grup personash.


Personat, sipas dëshmive kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë me xhama të zinj. Në Spitalin Kirurgjik në Elbasan janë disa të rinj që po marrin ndihmë mjekësore.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas