Producentja e njohur Holta Dulaku, njëherazi gruaja e një prej pronarëve të Vizion Plus komenton largimin e Turjan Huskës në televizionin Klan.
Dulaku ka thënë se mënyra se si Turi ka vendosur të lëvizë nga TV ishte shumë korrekte.
“E para njëherë është akoma në 2XL. Çfarë doni të them për Turin? Turi është një djalë fantastik, ka bagazh, është i prerë për televizion, është djalë i mençur, shumë simpatik dhe i uroj të gjitha të mirat,” tha producentja.
Pyetur nëse ky largim erdhi pas ndonjë sherri të mundshëm mes Turit e drejtuesve, Dulaku sqaroi:
“Jo, nuk është rasti. Turi është rritur në Vizion. I ka dhënë shumë, ashtu siç ka marrë, kështu që derën e ka të hapur dhe mënyra e lëvizjes ishte korrekte.”