Aktualitet

Sherr me mjete të forta në Tropojë, një i plagosur (Emri)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:43 - 25/05/20 |
mapo.al

Një përplasje me mjete të forta ka ndodhur këtë mbrëmje në Lekbibaj të Tropojës. Mësohet se ka mbetur i plagosur një person.


Mësohet se i plagosur është indentifikuar si Mark Paplekaj. Raportohet se 28-vjeçari Paplekaj ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.


Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.


Njoftimi i Policisë: 


Tropojë

Plagosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes.

Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Tropojës.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas