Aktualitet

“Sherr me Ramën në Kongres”/ Gjylameti thyen heshtjen: Ja e vërteta







               Publikuar në : 14:52 - 25/03/19 |
mapo.al

Blerina Gjylameti, deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiranën, ka komentuar zërat në media se kishte debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, madje kishte dhënë edhe dorëheqjen nga funksionet partiake.


“Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”, u shpreh Gjylameti.

E pyetur për marrëdhëniet me kryebashkiakun Veliaj, i cili do të jetë sërish kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore, Gjylameti tha se me të ka bashkëpunim të mirë me fokus tek njerëzit.

Ndërsa listën e 100 kandidatëve për këshillin bashkiakë, Gjylameti e cilësoi një listë që: “Pasqyron një shumëllojshmëri që nga pjesa e personaliteteve të ndryshe dhe figurave të konsoliduara të PS. Mendoj që është një listë e kombinuar në të gjitha aspektet. Do të jetë një listë që do të shënojë tjetër fitore”, tha Gjylameti, duke iu shmangur pyetjes nëse ishte pyetur apo jo nga Veliaj për emrat, apo pse asnjë prej mbështetësve të saj nuk ishte pjesë e kësaj liste.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas