Aktualitet

Sherr me thika jashtë diskos, në pranga 2 vëllezër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 30/09/19 |
mapo.al

Dy vëllezër shqiptarë përfunduan në komisariat, pasi u përfshinë në një sherr me mjete të ftohta jashtë ambienteve të një diskoteke në Brescia. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur njëri nga dy vëllezërit qëlloi me thikë një 30-vjeçar italian.


Dy shqiptarët e moshës 22 dhe 23 vjeç, janë nën akuzë për sulm me dashje me thikë, ndaj 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.



Mesohet se sherri kishte nisur brenda diskos e më pas ata kanë dalë jashtë me gjasë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe vëllai më i vogël, shqiptari 22-vjeçar nxori thikën dhe e qëlloi. Më pas policia bëri ndalimin e dy shqiptarëve të cilët u shoqëruan për në ambientet e policisë.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas