Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy të mitur, të moshës 16-vjeçare janë grindur me një bashkëmoshatarin e tyre, të cilin e kanë goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Ish-Parkut të Autobusëve, në ish-Nisharak.
I mituri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia vijon punën për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.