Një 42 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në një fshat të Shkodrës. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. B. 47 vjeç, ka plagosur 42 vjeçarin me iniciale B.I., të dy banues në fshatin Shtoj i Ri. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa autori në komisariat.
Njoftimi
Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi A. B. 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin B. I. 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.