Një sherr me thika mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia thotë se nga sherri ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç, banues në Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.