Një konflikt mes të rinjsh ka përfunduar në plagosjen e 2 personave në Fushë Krujë. Nga përleshja me thika janë plagosur, Serdar Tali dhe Ergert Gjoni.
Ata janë sjellë me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes disa të rinjëve ndodhi një sher në Fushë Krujë, ku pas mbërritjes së policisë, një pjesë janë larguar me vrap.
Policia Fushë Krujë/ Informacion paraprak
Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës, (thikë) shtetasit E. Gj., rreth 30 vjeç, dhe S. T., rreth 22 vjeç, (kunetër), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.