Një 61-vjeçar nga Shkodra ka goditur me thikë dhe ka plagosur një burrë 49 vjeç nga fshati Rragam, i cili është dërguar me shpejtësi në urgjencë.
Policia tha se, viktima është futur në sallën e operacionit për shkak të lëndimeve.
Autori i krimit quhet Ludovik Ahmataj. Pas sherrit rreth orës 10:30, ai ka tentuar të arratiset nga vendi i krimit, por Policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar.
Tahsmë po hetohet se cilat ishin shkaqet e kësaj ngjarjeje, e cila mund t’i kishte marrë jetën 49-vjeçarit.