Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të shkolës 24 maji në Vlorë.
Mësohet se është arrestuar autori i ngjarjes ndërsa i plagosur ka mbetur një 57 vjeçar i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.
Në konflikt janë përfshirë edhe disa fqinj të zonës. Në pranga është vënë autori i dyshuar me inicialet P.S dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Plotë
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.