Aktualitet

Sherr mes dy kushërinjve në Fier, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 07/07/21 |
mapo.al

Një i ri në Fier mbeti i plagosur sot në mëngjes pasi u qëllua me armë zjarri nga kushëriri i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier.






Haredin Nazëraj, 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu kushëririn e tij të largët, Klement Nazëraj, 37 vjeç.


Mësohet se 37-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.







Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar Haredin Nazëraj dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.



Policia tha se u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe arma e gjahut.



Në kushtet e flagrancës, Nazëraj u arrestua për akuzën e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe. aterialet do t’i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas