Një 18-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së hënës në Udine të Italisë, pas një sherri me një bashkëkombës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e San Domenicos, oborrin e një qendre sociale . 18-vjeçari u godit nga një 17-vjeçar, po nga Shqipëria, i cili qendronte në qendren komunitare “Don De Roja”.
Sipas të dhënave të para, një përplasje verbale mes palëve çoi në përdorimin e thikës. Adoleshenti 17-vjeç e goditi 18-vjeçarin në kraharor, duke i shkaktuar plagë të rënda.