Një 25-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në Laç. Mësohet se i riu Ll. Lika, ka marrë dëmtime në kokë.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen ndërsa raportohet se ai ka pasur konflikt me persona të tjerë.
Sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta.
25-vjeçari mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni apo lidhje me ngjarjen.