Aktualitet

Sherr mes vëllezërish në Fier – Arrestohen të dy nga policia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:35 - 26/11/20 |
mapo.al

Dy vëllezër janë arrestuar në Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.



Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë të identifikuarit me inicialet J.H., 59 vjeç dhe S.H., 61 vjeç.


Ndaj tyre rëndon tashmë akuza për veprën penale “Dhunë në familje”.




Njoftimi i Policisë:



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas