Aktualitet

Sherr në Bulqizë, plagosen me thikë dy vëllezërit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:38 - 01/07/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake, pas një sherri për motive ende të paqarta, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë.


Vëllezërit, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije janë përkatësisht të moshës 19 dhe 22 vjeç.


Burime për mediat raportojnë se 19-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.


Ndërsa i vëllai 22 vjeç është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.


Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas