Një 23-vjeçar nga Siria është qëlluar me thikë pasditen e së dielës në qytetin e Durrësit.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen nr.4, Durrës.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.