Aktualitet

Sherr në Kamëz, babë e bir plagosin me thikë një person, largohen nga vendngjarja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 29/04/21 |
mapo.al

Babë e bir janë përfshirë në konflikt ditën e sotme, të cilët kanë qëlluar me mjet prerës një person me iniciale J.V., i cili është dërguar menjëherë në spital ku po merr edhe trajtim mjekësor.





Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, ndërsa babë e bir janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.


Uniformat blu bëjnë me dije se i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe se po punohet për kapjen e autorëve.





Gjithashtu një tjetër sherr është regjistruar në rrugën e “Kavajës” në kryeqytet. Gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç.



Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.


Tiranë/ Informacione paraprake

  • Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve.
  • Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas