Trazirat dhe sherri kanë përfshirë sot ndeshjen mes skuadrës së Tiranës dhe Kukësit. Mësohet se tifozët e Tiranës janë futur në fushë pas përfundimit të ndeshjes 0-0, ndërsa ata kërkojnë që t’u heqin fanellat lojtarëve të skuadrës së tyre.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për të mos lejuar përkeqsimin e ngjarrjes, por nga ana e tifozëve janë hedhur sende të forta në fushë.
Menjëherë pas mbylljes së lojës, tifozët bardheblu kanë pushtuar fushën, të cilët kanë filluar të kapen edhe me vetë lojtarët bardheblu.
Tifozët të acaruar pas këtyre rezultateve, filluan të kapen edhe me lojtarët, duke i kërkuar të heqin fanellën, ndërsa vazhdojnë edhe koret ofenduese ndaj drejtuesve të ekipit.
Situata u normalizua nga ndërhyrja e forcave të policisë.