Një konflikt për motive të dobëta që ka degraduar më pas në përdorimin e mjetëve mprehëse, ka çuar në arrestimin e një 30-vjeçari dhe procedimin e një 34-vjeçari.
I prangosuri është Engjëll Bezati, banues në Podgoricë.
I riu u përlesh mbrëmjen e djeshme në një lokal në fshatin Podgorie me të identifikuarin me inicialet R.XH. (34 vjeç), me shishe birre, pasi debatit me tone të larta dhe të nxehta.
Sikundër raporton Policia, në konfliktin e dhunshëm është përfshirë gjithashtu vëllai i 34-vjeçarit, me inicialet D.Xh., i cili së bashku me të ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj Bezatit rëndon tashmë akuza “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa R.XH. po procedohet për “Plagosje të lehtë me dashje”.